MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Sulmet jo shqiptare ndaj Juri Kim!

19.10.2022 - 15:59

Po shoh asoçiacione e insinuata ndaj ambasadores amerikane Juri Kim sikur ajo feston për Alqi Bllakon. Një turp i gjithëanshem i papajtueshem me kodin e mikpritjes shqiptare, një idiotesi alogjike nga pikëpamja politike. Zonja Kim është perfaqesuese e SHBA dhe e Presidentit Biden, perfaqësuese e atij vendi që na ka ruajtur nga copetimi i mëtejshem, atij kombi që na ka futur në NATO dhe mbi të gjtha Amerikes që çliroi Kosoven që ëndrren e bëri realitet, të pamunduren të mundur.

Pak herë per arsye institucionale e kam takuar zonjen Kim por një gjë mund të thuhet pa ndoshta e sikur ajo është perveçse perfaqesuese e shtetit më demokratik të Botes edhe mike e madhe e Shqiperisë e demokracisë, stabilitetit dhe integrimit të saj.

Partia Demokratike dhe pjesët e saj nuk duhet dhe nuk mundet të bien në antiamerikanizem mejhanash, në folklor vetvrases nga këndveshtrimi politik dhe gjeostrategjik.

Shtepia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut thotë kanuni ynë , karta e identitetit europian të shqiptarve nuk na meson këtë !

Ndersa ne , ndonjë prej nesh ndersen sejmenet e vet kunder saj sepse terezinë i ka prishur më të vertetat që vendi i saj thotë. Kjo është e turpshme, kjo është e pamoralshme. Unë jam me origjinë nga mbishkodra dhe jam i nderuar që ato tradita impresionojnë.

Të duash muziken, artin, guzhinen qoftë edhe pijet e Shqiperisë kjo është vetem formë dashurie, promovimi dhe respekti ndaj Republikes sonë.

Agresioni mediatik ndaj pohimeve të tilla është thjesht hall. Juri Kim meriton respekt, shumë madje po kaq edhe Amerika, tejet e dashur për shqiptaret. Shoh shumë ambasadorë që pahijshem sillen si kurtizanë ndaj qeverisë edhe në nivel fizik, sikur të jenë drejtor i ndonjë instituti që kerkon projekte por jo Zonjen Kim. Dinjiteti i Amerikes në këtë rast perputhet me personin. Sa nder do ti bënin Shqiperisë të heshtnin kur u vjen të shajnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza satirike e Gjekmarkajt

Dita filloi me breshkat e Babos