MENU
klinika

Tragjedi në Somali

Sulmi i dyfishtë me bombë në kryeqytet vret mbi 100 persona

30.10.2022 - 16:59

Një sulm i dyfishtë me bomba në dy automjete në kryeqytetin e Somalisë u mori jetën të paktën 100 personave. Këtë e konfirmoi presidenti I vendit, Hassan Sheikh Mohamud.

“Mes viktimave që u masakruan, ishin nëna me fëmijët e tyre në duar”, tha kreu i shtetit. Ai kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të trajtuar 300 personat e tjerë që mbetën të plagosur. Presidenti I Somalisë fajësoi militantët e al-Shabab për këtë sulm të tmerrshëm që shënjestroi ministrinë e arsimit.

Ky grupim terrorist konsiderohet një degë e organizatës al-Qaeda dhe është përfshirë gjerësisht në konfliktin e gjatë me qeverinë federale të Somalisë. Presidenti Mohamud, në pushtet prej 5 muajsh, i ka shpallur luftë totale ekstremistëve islamikë pasi sulmuan një hotel në Mogadish duke vrarë 21 persona në gusht.