Surpriza dhe emocione në ndeshjet e sotme në NBA. Skuadra e Boston mori fitoren e dytë radhazi, duke mundur 111-104 Miami jashtë fushe. Tatum me 29 pikë e Brown me 28 janë dy liderët e skuadrës së Celtics, që po shkëlqen këtë fillim-sezoni.
Humbja e parë sezonale për kampionët e Golden State, që u mundën 128-123 në fushën e tyre nga Denver. Një lojë e mirë kolektive e Denver, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Jokic realizoi një triple double, 26 pikë, 12 rebound e 10 asist). 34 pikët e Curry për Warriors mbetën për statistikë.
Fitoren e partë sezonale mori edhe Brooklyn, që falë 30 pikëve të Irving e 27 të Durant mundi 109-105 Toronto. Pas kohës shtesë fiton Utah Jazz, që mundi 132-126 Minnesota (Clarkson 29 pikë), ndërsa Portland triumfoi 113-111 në fushën e Phoenix pas minutave shtesë (Lillard 41 pikë.