MENU
klinika

Nga Mero Baze

Të gjithë e duan Gridën tek Doktori

16.10.2022 - 22:38

Në moshën e tretë të tij, Berisha po provon atë që s’ka mundur ta bëjë në gjithë jetën e tij, t’i vardiset një gruaje, vetëm që të mos ndjehet i braktisur. Nuk është vardisje erotike, edhe pse e ka brenda një lloj vaniteti malësor, ku personazh nuk janë yjet e Hollivudit, por një grua e dalë nga legjendat e tre shekujve më parë, për të cilën nuk kemi fotografi, por vetëm përshkrime.

Në vardisjen e tij, ka plot elementë komikë por pa dyshim eedhe një element të fortë njerëzor. Në moshën 78 vjeçare, ai po ndjehet i braktisur nga familja e tij politike dhe për gati një vit, nuk ka mundur ende të çajë digën që e mban atë larg grupit parlamentar. Për këtë po bën gjithçka. Burrat po i josh me poste, por meqë gratë nuk po i afrohen, ka vendosur t’i vardiset asaj që i duket më e lehte po ti bësh komplimente, Gridës.

Në fakt ajo nuk po joshet nga komplimentet, por nga ideja se po i ofrohet “paja” e vajzës së vetme që mund të kalojë nga fronti armik në anën e tij. Dhe për këtë Doktori po bën gjithçka. Ka harruar sulmet e saj dhe të tij kundër saj. Ka harruar poshtërimin që ajo i ka bërë si politikan, si mashkull dhe si burrë në moshë. Është gati të harrojë dhe kacafytjen e tij para PD më 8 Janar, ku pas dështimit, shigjetat më të hidhura i erdhën prej saj. Do t’i tregojë të gjithëve se është gati t’i falë dhe atë, ndaj të tjerët nuk do të kenë probleme.

Njeriu që është konsideruar burrë i hekurt në PD, për shkak të autoritetit të tij dhe distancës me bashkëpunëtorët, tani është gati të duket dhe si “plak kurvar”, vetëm e vetëm që të paktën një grua të ikë nga kampi i Lulit e të shkojë tek ai.

Nuk është ndonjë rol që i shkon, por halli çfarë s’të bën. Dhe Grida po e shijon shumë këtë moment. Dhe duhet ta shijojë deri në fund. Duhet të shkojë tek Doktori, ta lumturojë atë, ta bëjë të ndjehet plak i realizuar, t’i lexoj poezi të Esenninit dhe pastaj..

Pastaj, problem është se kush do jetë gruaja e dytë që do të joshë. Është pak problem, pasi shumica e grave që ju bashkuan “Foltores”, ju bashkuan jo aq shumë nga dashuria për Doktorin, pro nga qejfi që Grida nuk do ishte afër tij. Ishin te lehtësuara nga mungesa e saj. Tani me këtë vardisje të tij publike, ai ka thyer më shumë zemra grash dhe ka fituar një grua me zemër të akullt, e cila shijon poshtërimin e Doktorit por jo vardisjen e tij. Kështu që të gjithëve u duhet Grida tek Doktori. Sidomos kundërshtarëve të tij. Zemërthyerat e “Foltores” që ende nuk kanë marrë akoma dekoratat e luftës, tani duhet të kenë idhull dekoltenë e Gridës. Ndërsa ato që e kishin afër Gridën dhe u iku, natyrisht janë më të qeta. Edhe ata e duan tek Doktori.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin