Është mbyllur java e katërt e Superligës në basketboll për meshkuj. Teuta kampione fitoi 90-83 ndaj debutuesve të Besëlidhjes, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione luajtur në “Asllan Rusi”. Kjo është humbja e dytë për lezhjanët, që lëshojnë terren në renditje, ndërsa durrsakët kapin kreun.
Një ndeshje e ekuilibruar për 30 minuta dhe vetëm në çerekun e fundit skuadra durrsake arriti të shkëputet e fitojë me meritë, duke u hakmarrë për humbjen në Kupën e Federatës. Simpson me 25 pikë, që e nisi takimin nga stoli, ishte më i miri për Teutën, ndërsa 26 pikët e Çelës dhe 25 të Bryant mbetën për statistikë për lezhjanët.
Te femrat, kampionet e Flamurtarit fituan me lehtësi 77-47 ndaj Vllaznisë në Vlorë. Takim në sens unik, gjithnjë nën komandën e Flamurtarit, ende i pamposhtur këtë sezon. Jacobsson me 19 pikë, 11 rebound e 13 asist ishte lidere në fushë për vlonjatet, që falë këtij triumfi kapin kreun e renditjes në Kategorinë e Parë.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Vllaznia – Tirana, 75-97
Kamza Basket – Apolonia, 71-73
Besëlidhja – Teuta, 83-90
Renditja: Apolonia 7 pikë, Tirana 7 pikë, Teuta 7 pikë, Besëlidhja 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Vllaznia 4 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t
Tirana – Partizani, 91-63
Studenti – Elbasani, 84-44
Flamurtari – Vllaznia, 77-47
Barleti Basket (pushim)
Renditja: Tirana 6 pikë, Flamurtari 6 pikë, Partizani 6 pikë, Studenti 6 pikë, Elbasani 5 pikë, Vllaznia 4 pikë, Barleti Basket 3 pikë.