Ekipi i shahut i kryeqytetit mban titullin Kampion i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2021.
Mirëpo, duket se nuk do ta ndjekë i njëjti fat edhe këtë vit. Ekipi i Shahut i Sport Klub Tirana, i mbështetur nga Bashkia Tiranë, nuk do të marr pjesë në Kampionatin Kombëtar Ekipor 2022. Kjo për shkak të mungesës së fondeve, duke i privuar kështu një mundësi shumë të mirë shahistërve të talentuar.
Kampionati do të zhvillohet në Shëngjin Lezhë në datat 24 – 28 tetor.
Sakaq, Tirana, me 2 kampionët kombëtarë Klean Shuqja për femra dhe Llambi Pasko për meshkuj, në këtë mënyrë zbret në kategorinë e dytë dhe nuk do të ketë mundësi të përfaqësohet në Kupën Europiane të Klubeve 2023. Ky aktivitet do të zhvillohet në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Shahut.