MENU
klinika

I druhej dhe ndodhi!

Top-i “përzë” për herë të dytë Sokol Ballën

12.10.2022 - 11:15

Siç i druhej “Top Story” nuk u rikthye në Top Channel. Një javë më parë Sokol Balla, bëri një mbyllje jo të zakonshme të programit të tij duke u shprehur tekstualisht: “Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, paçi fat.”

Ndonëse e paralajmëroi, tashmë duket se është zyrtare, pasi mbrëmjen e djeshme emisioni i tij “Top Story” i mungoi programacionit të Top-it duke u zëvendësuar me një film.

Pak ditë pasi u shkarkua nga pozita e drejtorit të lajmeve, atij i është mbyllur edhe programi.

Balla u rikthye në Top me 1 mars të këtij viti në vazhdën e ndryshimeve që ndodhën në ekran pas marrjes së drejtimit të plotë nga vajzat e familjes Hoxha. Ai spostoi nga fasha prime-time dhe televizioni moderatoren Eni Vasili që për katër vite rresht drejtoi programin “Open”.

“Shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në ora 21:00. Se kanë dalë dhe ca lajme nëpër portale që Sokol Balla ikën në një portal tjetër, unë nuk iki në një emision tjetër, ose më saktë nuk dua të iki pasi konsideroj Top-in shtëpinë time. Si në çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe. Në një marrëdhënie rrihet nëse rrimë të dyja palët. Nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që duhet të rrijë jam unë. Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, paçi fat”- kjo ishte deklarata e plotë e Sokol Ballës në emisionin e tij të fundit siç duket në Top Channel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën"

Sokol Balla largohet nga Top Channel?