Për të dytën ndeshje radhazi, Tottenham është treguar cinik, duke fituar jo thellë, sot në shtëpi 2-0 ndaj Everton, me golin e dytë që erdhi vetëm në fund. Tri pikë me shumë vlerë për Spurs, që arrijnë Cityn në vendin e dytë në renditje, me Qytetarët që do të ndeshen nesër me Liverpool.
Takimi i Premier League u zhbllokua në minutën e 59-të, falë sulmuesit Harry Kane. Anglezi fiton vetë penallti dhe e shndërron në gol. Goli i qetësisë do vinte vetëm në fundin e ndeshjes, me Hojbjerg.
Spurs janë në vendin e 3-të të kampionatit anglez dhe synojnë një vend që të con në Champions League. Everton është i 14-i. Në sfidat e tjera të luajtura gjatë ditës, Leicester mori një pikë të vyer ndaj Crystal Palace pas barazimit 0-0, ndërkohë që s’pati fitues as te Fulham-Bournemouth (2-2), sakaq Wolves u mjaftua me një gol ndaj modestëve të Nottingham.