MENU
klinika

Tragjedia gjatë festimeve në Korenë e Jugut

Dëshmitarja tregon si nisi grumbullimi i turmës

30.10.2022 - 13:17

Janelle Story ishte një nga mijëra të rinjtë e mbledhur për të festuar Halloween-in në Seul mbrëmjen e djeshme ku ndodhi tragjedia, që ka shkaktuar deri më tani 151 viktima.

Ajo dhe miqtë e saj kishin rezervuar një tavolinë në një festë të organizuar në një bar, pasi e dinin që e gjithë zona do të ishte e tejmbushur me njerëz.

Për mediat e huaja ajo ka treguar si doli nga lokali në orën 21:30 një orë para se të ndodhte tragjedia.

“Befas një valë njerëzish erdhi duke nxituar drejt nesh me urgjencë të madhe dhe në këtë moment ndalova së filmuari pasi situata u bë e frikshme.

Ndjeva panik pasi nuk më pëlqejnë turmat, kështu që më kapi paniku dhe pas disa fytyra të frikësuara që vinin drejt nesh”, u shpreh ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN