MENU
klinika

Nga Autoriteti i Konkurrencës

Tre rekomandime për Portin e Jahteve në Durrës

25.10.2022 - 13:57

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se në mbledhjen e sotme, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi përputhshmërinë me rregullat e konkurrencës të draft Marrëveshjes Kuadër për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Në përfundim të vlerësimit të draft Marrëveshjes Kuadër dhe marrëveshjeve të tjera të dakortësuara, Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që “përpara se Porti Marina Jahte Durrës të deklarohet i hapur për trafik ndërkombëtar, të miratojë metodologjinë e përcaktimit të tarifave të shërbimeve portuale të ofruara nga Investitori Strategjik, tarifa të cila duhet të jenë të orientuara drejt kostos”.

Rekomandim tjetër është që “Investitori Strategjik të miratojë një rregullore mbi funksionimin e Portit Marina Jahte Durrës ku të përcaktojë qartë mënyrën e operimit të mjeteve lundruese sipas parimit “kush hyn i pari do shërbehet i pari”, si dhe të drejtën e barazisë për shoqëritë që do të kryejnë shërbime pranë këtij porti, duke vendosur kushte të barabarta për veprime tregtare të njëjta”.

Në fund, “Investitori Strategjik të miratojë programe të përputhshmërisë me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, për të gjitha shërbimet që do të ofrojë në Portin Marina Jahte Durrës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Investimet në nivel të ulët, nuk ka strukturë teknologjie"

“IGJEUM ka regjistruar 15 sekonda të tërmetit të 26 nëntorit”, KLSH publikon raportin

Prezantohet projekti

“Ringjallja” e sektorit detar


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin