MENU
klinika

Dha dorëheqjen pas krizës së qeverisë

Truss, kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e MB

20.10.2022 - 14:54

Liz Truss ka qenë në detyrë për vetëm 45 ditë – mandati më i shkurtër i çdo kryeministreje të Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministri i dytë më jetëshkurtër ishte George Canning, i cili shërbeu për 119 ditë pasi vdiq në 1827.

Problemet filluan kur kancelari i saj i parë, Kwasi Kwarteng, tronditi tregjet financiare me mini-buxhetin e tij më 23 shtator.

Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve është shndërruar në zemërim të gjerë brenda partisë parlamentare.

Largimi i saj sot pason skena dramatike në House off Commons mbrëmë mbi një votim për fracking. Thirrjet që ajo të largohej vazhduan të rriteshin në orët më pas.