MENU
klinika

“Nuk e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin”

U kujtojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, ja si përgjigjen sot Berisha e Meta

27.10.2022 - 13:44

Me firmosjen e marrëveshjes së 14 majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë hedhur pas krahëve sulmet në adresë të njëri tjetrit, për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, bërë në adresë të njëri tjetrit, por nuk mund t’i shmangen interesimit të mediat për to, ndërsa firmosin marreveshjen. Pyetjes së gazetares se Top Channel,Elda Menga se sa e moralshme është marrëveshja që kanë firmosur sot mes tyre në një kohë kur Berisha i kujtonte Metës ngjalat, dhe ky i fundit i kujtonte ish-kryeministrit se nuk e jepte më dorëheqjen për djalin e tij, Meta tha se është koha të fokusohemi tek marrëveshja, e cila synon të forcojë demokracinë në vend, ndërsa Berisha theksoi në politikë ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë.

Pyetje: Sot mendoj që është dita se duhet t’i jepni një sqarim demokratëve dhe shqiptarëve për këtë aleancë tuajën të re. Sa e moralshme është aleanca juaj, kur në 25 prill Partia Demokratike fajësonte anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për humbjen e thellë, përmes një raporti të bërë nga drejtuesit e PD-së. Nga ana tjetër, sa e moralshme është për shqiptarët një bashkëpunim i tillë mes jush, për sa kohë Berisha e akuzonte dikur Metën dhe i kujtoi ngjalat kur bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Ilir Meta si kryetar parlamenti i kujtonte Berishës djalin duke thënë se nuk jep dorëheqjen për të?

Meta: Është shumë e ndershme, shumë më e ndershme se sa marrëveshja e natës së 17 majit që ende vazhdon sot për të minuar demokracinë në Shqipëri dhe për të mbajtur të nënshtruar qytetarët.

Berisha: Se çfarë thoshte deputeti Basha i mori me vete të gjitha. Unë miqësisht u sygjeroj që mos i nxrrini nga arkiva se nuk shërbejnë. E vërteta është që edhe një herë sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do gjesh se është marrëveshje e groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten që kur është qeverisur Tirana për herë të parë nga Edi Rama e deri sot. Duhet ta shihni me shpresë e besim si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët. Në politikë nuk ka interesa personale, por politike të përgjithshme. Ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë. Interesi I përgjithshëm i kësaj marrëveshje është i jashtëzakonshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN