MENU
klinika

Agresioni në Milano

U sulmua me thikë, futbollisti: Isha me fat…

28.10.2022 - 10:41

Pablo Mari, futbolli i Monza-s, i sulmuar një ditë më parë me thikë, është jashtë rrezikut për jetën, ky është lajmi i vetëm pozitiv pas një ngjarje shumë të rëndë të ndodhur në Milano, ku një person me probleme të rënda mendore sulmoi njerëzit në një supermarket, mes tyre edhe futbollin spanjoll të Monza-s.

Adriano Galliani, ishte personi i parë që ju gjend pranë në spital, pikërisht drejtuesi i Monza-s zbuloi se çfarë i kishte thënë lojtari, duke krijuar një tablo të qartë mbi këtë ngjarje shumë të rëndë:

“Isha me fat, pasi pashë një tjetër person të vritej përpara syve të mi. Isha së bashku me bashkëshorten dhe me djalin e vogël, isha duke shtyrë karrocën teksa ndjeva një dhimbje të madhe në kurriz, më pas pashë një person që theri në fyt dikë përpara syve të mi”, zbuloi ndër të tjera Galliani fjalët që i kishte thënë Mari në spital.

Futbollisti i Monza-s do t’i nënshtrohet këtë të premte një ndërhyrje kirurgjikale. 46-vjeçari që goditi me thikë Pablo Mari-n është arrestuar dhe akuzohet për vrasje me paramendim.