MENU
klinika

Vendimi në varësi të situatës

UEFA mund të përjashtojë një nga grupi i Kosovës

11.10.2022 - 21:52

UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së masave të ndaj Bjellorusisë, pasi ky shtet vendosi trupa me forcat ruse pranë Ukrainës të hënën. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, konfirmoi dje se ai kishte urdhëruar trupat të vendoseshin me forcat ruse.

Ai ka pretenduar se kishte një sulm të planifikuar në vendin e tij nga Ukraina. Bjellorusia është një aleat i Rusisë. Forcat ruse përdorën gjithashtu vendin e Lukashenkos si një stacion për pushtimin e tyre në Ukrainë në muajin shkurt, duke dërguar trupa dhe pajisje në Ukrainën veriore nga bazat në Bjellorusi.

Kësisoj, UEFA ka konfirmuar se ka monitoruar vazhdimisht situatën në Bjellorusi dhe nuk ka përjashtuar marrjen e vendimeve të mëtejshme kundër këtij vendi. Rusisë tashmë i është ndaluar të marrë pjesë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.

Rusia u përjashtua gjithashtu nga Kampionati Botëror “Katar 2022” për arsyet e njëjta. Megjithatë, bjellorusët nuk janë përballur ende me sanksione të ngjashme dhe ishin pjesë e shortit të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Përfaqësuesja e Bjellorusisë u shortua në Grupin I, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Kosovën dhe Andorrën. Bjellorusia po vazhdon të marrë në gara, por i ka luajtur ndeshjet me dyer të mbyllura dhe jo në vendin e vetë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka kërkuar më parë që Bjellorusia të përjashtohet nga turneu. Dhe, në një deklaratë për këtë çështje, UEFA tha për “The Athletic”: “Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në mars të ndalojë që ndeshjet të luhen në territorin e Bjellorusisë deri në një njoftim të dytë.

Që atëherë, UEFA ka monitoruar vazhdimisht situatën dhe mund të merren vendime të mëtejshme sipas nevojë”. Bjellorusia nuk është kualifikuar kurrë për një turne të madh dhe aktualisht renditet në vendin e 97-të në renditjen botërore të FIFA-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Këto tre klube nuk i duroj”

Presidentit të federatës i publikohen mesazhet