MENU
klinika

Dita Botërore e Operës

‘Unboxing opera’ plot entuziazëm

25.10.2022 - 17:01

25 tetori ka hyrë në kalendarin botëror si Dita Botërore e Operës. Kjo ditë është përzgjedhur në nder të Zhorzh Bize dhe Johan Shtraus, të cilët lindën më 25 tetor dhe janë nga më të famshmit kompozitorë për opera e opereta. Dita Botërore e Operës kremtohet prej 4 vjetësh. Motoja e këtij viti është “Unboxing Opera”, një tentativë për t’i afruar më shumë njerëzit ndaj këtij zhanri muzikor, duke përjetuar e ndarë, të njëjtin entuziazëm që haset në miliona videot e ngarkuara në internet, kur njerëzit bëjnë “unboxing”. Ky term tashmë ka marrë kuptimin e njohjes dhe hapjes ndaj diçkaje të re.

Me këtë rast, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, ka kujtuar operën e parë shqiptare, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Opera e parë shqiptare njihet opera “Mrika”, me muzikë të Prenkë Jakovës e libret të Llazar Siliqit. Premierën e saj e pati në 1 dhjetor të 1958-ës, në teatrin “Migjeni”, në Shkodër. Opera kishte 4 akte dhe u vu në skenë nga regjisori Andrea Skanjeti, i ndihmuar nga Kristaq Antoniu. Premiera në Teatrin e Operas dhe Baletit erdhi në 1959-ën, me regjinë e Pandi Stillut e dirigjimin e Mustafa Krantjes.

Në rolet kryesore interpretonin: Marie Kraja si Mrika, Jorgjia Velo si Mara, Avni Mula si Gjeta, Ibrahim Tukici si Doda, Luke Kacaj si Gjini, Rozmari Jorganxhi si Mira, etj.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale