19.10.2022 - 23:11
Manchester United nuk gabon dy herë radhazi dhe mposht një nga skuadrat më në formë të momentit në Premier League, duke mposhtur 2-0 Tottenham, me trajnerin ten Hag që nuk e aktivizoi për asnjë minutë Cristiano Ronaldon.
Në pjesën e parë, pavarësisht ritmit të lartë të të dyja skuadrave, nuk pati gola. Me të nisur e dyta, Fred kalon në avantazh Djajtë e Kuq, të cilët marrin zemër dhe luajnë më mirë edhe pas golit.
Tottenham, edhe pse në disavantazh u mundua të ndëshkojë me kundërsulm. Në minutën e 69-të vjen goli i sigurisë për vendasit me anë të Bruno Fernandes. Asnjë minuta lojë për Cristiano Ronaldon, edhe pse ishte në stol. United mbrojti deri në fund avantazhin e dyfishtë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 11
Liverpool cinik, Broja e nis titullar, ndalet Chelsea
Rrëfimi i Armando Brojës