MENU
klinika

"Përqeshët kur jua tregova me 3D"

Ura e Madhe në Kukës, Rama publikon pamjet

05.10.2022 - 10:34

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje gjatë punimeve në Urën e Madhe të Kukësit. Teksa e konsideroi si një spektakël inxhinerik, kryeministri Rama shprehet se projekti u nënvlerësua në fillim kur u prezantua në 3D dhe se  “u tallën” me të.

“Mirmëngjes  dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Ura e Madhe e Kukësit, që është pjesë e Rrugës së Kombit  do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite. Më herët vetë kryeministri Rama ka thënë se kjo urë e vjetër do të qëndrojë si relike e kohës dhe nuk do të shërbejë më as si urë kalimi për rrugë dytësore.

Ura do të ketë një gjatësi prej 310 metrash dhe struktura e saj mbajtëse kryesore do të jetë prej çeliku special. Ura e Madhe e Kukësit do ketë dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. Ura e re do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN