MENU
klinika

Këngëtarja festoi 41 vjetorin e lindjes

Urimin më të veçantë Soni e mori nga ish-bashkëshorti i saj

24.10.2022 - 11:27

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, feston sot 41 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, Soni ka marrë urime të shumta nga njerëzit e saj të zemrës. Ndër këto urime ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte i ish-bashkëshortit të saj, Mirko Luccarelli.

Ky i fundit ka ndarë një foto të tyren në Instastory, ku krahas shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen.”

Këtë urim e ka ripostuar edhe Malaj në Instagramin e saj, duke e shoqëruar me disa emoji.


Në fakt në rastin e Sonit dhe Mirkos nuk është ndonjë habi pasi shpesh herë e kanë treguar marrëdhënien e tyre të mirë pas ndarjes. Dyshja kanë edhe një vajzë, Anën së bashku.

Më herët e pyetur në një intervistë në lidhje me marrëdhënien e saj me babain e vajzës, Soni u shpreh:

“Me babain e vajzës sime nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. E vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht që nuk jetojmë me njëri-tjetrin dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për çiftet, mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi kur kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”.

Kujtojmë që Soni dhe Mirko u njohën gjatë spektaklit të njohur “Dancing with the stars Albania”, ku këngëtarja ishte konkurrente asokohe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flirtime hapur në rrjetet sociale!

Mos vallë Soni dhe Mirko janë drejt ribashkimit?!


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën