Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të 32-vjecarit Laer Kurti, i cili u shoqërua në komisariat pas ndjekjes nga policia. Bazuar në mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha pretendon se efektivët e rrahën në makinën e policisë dhe e dërguan në komisariat pa ndjenja.
Pasi i shpreh ngushëllimet familjes, thotë se dënon krimin e kriminelëve të Edi Ramës dhe ministrit Çuçi.
“Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!” – shkruan Berisha.