Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka reaguar sot për lirimin e Alqi Bllakos me masën “arrest shtëpie” nga GJKKO.
Paloka shkruan se vendimi për ta liruar është marrë ditën që ai është dorëzuar dhe se pazari është i thjeshtë. Ai pyet për reagime nga Rama dhe ambasadorja e SHBA.
“Vendimi për të liruar Bllakon është marrë ditën që ai është dorëzuar. Pazari është i thjeshtë, ai i përhershmi i Ramës me ushtarët e tij të krimit e korrupsionit: na ka dalë boja prandaj ti do bësh pak burg dhe do heshtësh, unë me drejtësinë “e reformuar” do të të nxjerr pas disa muajsh dhe të dy do vazhdojmë të gëzojmë milionat dhe pushtetin.
Ndërkohë, a i pa apo dëgjoi njëri këtë herë Ramën e Yurin të akuzojnë drejtësinë për këtë vendim skandaloz? Ata që për çdo përgjegjësi të qeverisë, e gjejnë fajtorin tek drejtësia, dikur e pareformuar, (madje dhe për kullat “misterioze” në mes të Tiranës, fajin e ka ish-drejtësia). Po për këtë vendimin skandal të drejtësisë “se reformuar” pse nuk foli askush?!
Për fat te keq edhe ndonjë nga këta koleget tanë që tani takohen më shumë me Yurin se me ata që i kanë zgjedhur (në fakt me demokratet nuk takohen) nuk i ve me emrin e vertete ; “drejtesi e kapur” , po e quan “drejtesi e brishte”…Kujdes se keshtu e do Yuri…ashtu sic e do dhe Rama!”, deklaroi Paloka.