Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar vendimin për dënimin e shtetasit Klement Çala, si një prej personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit në vitin 2019.
Sipas GJKKO, Çala është dënuar për 4 vepra penale, që nga vjedhja me armë, tek grupi i strukturuar kriminal dhe falsifikimi i dokumenteve.
Për të 4 dënimet në total, sipas ligjit parashikohen 30 vite burg, por GJKKO ka vendosur shkurtim dënimi në 20 vite burg.
Njoftimi i GJykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
Shkurtim Vendimi Penal
Deklarimin fajtor te te pandehurit Klement Çala per vepren penale ‘vjedhje me arme’ kryer ne bashkepunim, forme e grupit kriminal te strukturuar, parashikuar nga neni 140 dhe 28, pika 4, si edhe bazuar ne nenin 134, puka 1 e Kodit Penal, denimin e tij me 18 vite burg.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Klement Cala per vepren penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe i municionit’ kryer ne bashkepunim, forme e grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga nga neni 278/1 (para ndryshimeve te pesuara me Ligjin Nr. 43, date23/03/2021 hyre ne fuqi dhe neni 28, pika 4, si edhe ne baze te nenit 334, pika 1 e Kodit Penal, denimin e tij me 8 vite burg.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Klement Cala per vepren penale “grup i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 334/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, denimin e tij me 3 vite burg.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Klement Cala per vepren penale “falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal, denimin e tij me 1 vit burg.
Ne bashkim te denimeve, siias nenit 55, paragrafi i pare i Kodit Penal, me nje denim te vetem, prej 19 -— 20.
Vuajtja e denimit te te pandehurit fillon nga dita e arrestimit dhe kryhet ne nje burg te sigurise se larte.