MENU
klinika

Ja çfarë tregon

Video/ Flamuri i Maqedonisë së Veriut i ruajtur nga Arbëreshët

21.10.2022 - 11:34

Një video e cila po qarkullon në Tik Tok është bërë virale pasi tregohet se flamuri i Maqedonisë së Veriut është ruajtur për 600 vite nga Arbëreshët e Italisë.

Kjo tregon se ky flamur ka qenë i njërës nga Principatat e Arbrit ndaj është mbajtur edhe pas kaq vitesh nga arbëreshët.

Simboli i flamurit maqedonas është dielli duke lindur me tetë rreze që zgjaten deri në qoshet e flamurit. Kjo e lidh këtë edhe me faktin se të parët tanë kanë qenë paganë dhe kultet e besimit të tyre ishin objektet dhe dukuritë e natyrës si dielli, hëna, zjarri etj.

Gjithashtu thuhet se simboli quhet Dielli i Verginas sepse është dëshmuar pikërisht në qytetin e lashtë maqedonas me emrin Vergina, që sot ndodhet në Greqinë veriore pranë qytetit të Verias. Dielli i Verginas, i njohur ndryshe si “Dielli apo Ylli Maqedonas”, “Dielli apo Ylli i Argosit”, është një simbol me rreze diellore gjetur në disa vepra arti te shekujve 6-2 pr.e.s, por më kryesorja ishte kutia e artë e gjetur në varrin e Filipit II të Maqedonisë (babait të Aleksandrit). Ky simbol është përdorur nga nacionalistët grekë por dhe nga ata të Maqedonisë së sotme, prandaj Maqedonia Veriore përdor Diellin si simbol në flamur.

VIDEO

Presidenti “në duar” edhe të shqiptarëve

Dy palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

Analiza e DW: Tensione midis opozitës dhe partive shqiptare

Zgjedhësit e zhgënjyer mund ta ndëshkojnë qeverinë në RMV!

Cila parti do të jetë pjesë e qeverisë së re

Zgjedhjet në RMV/ Vota e shqiptarëve, përcaktuese

Zgjedhjet në M. e Veriut/ Analistët për VOA

“Retorika nacionaliste, e dëmshme për demokracinë”