Viti i ri Akademik 2022-2023 në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan ka nisur me 21 degë të mbyllura për shkak të zero regjistrimeve apo një numri shumë të vogël, nën 6 studentë që kanë pasur interes për këto degë.
Korespondenti i Panorama bën me dije se në bazë të të dhënave nga Universiteti, degët të cilat kanë marrë më shumë aplikime mbeten në Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike, si Infermieria e Përgjithshme me 250 regjistrime; Infermeri Mami 160 regjistrime; Fizioterapi 100, Imazheri 100 dhe Teknike Laburanti 100.
Universiteti i Elbasanit ka 2573 kuota, nga të cilat janë zënë këtë vit 1435 kuota.
Ndersa degët të cilat mbyllen këtë vit në Universitetin Aleksander Xhuvani janë:
Gjuhe letersi 3 Regjistrime
Histori Gjeogradfi 3
Gjuhe gjermane 1
Gjuhe frenge 0
Gjuhe italiane 0
Gazetari 1
Gazetari dhe Anglisht 3
Gjuhe shqipe dhe rome 0
Histori dhe gjuhe Gjermane 0
Gjografi dhe Gjuhe Italiane 0
Operatore Turistike dhe Gjuhe Gjermane 4
Biologji dhe Kimi 3
Matematik Fizik 0
Studime Mjedisore 2
Fizik Kompjuterike 0
Matematike dhe Informatik 0
Edukim Qytetar 0
Filozofi Sociologji 0
Ekonomi dhe e Drejta 3
Administrin Biznesi dhe Inxhinieri 5