Turi i parë i Kupës së Shqipërisë nuk dhuroi surpriza sa u takon skuadrave të mëdha, teksa avancuan në raundin e dytë të gjithë pretendetët. Kështu, Partizani fitoi pa probleme 2-0 me Orikun në “Elbasan Arena”.
Tirana edhe pse barazoi 2-2 me Veleçikun, kaloi më tej falës fitores së parë 0-3 në Koplik. Kukësi mposhti sërish Labërinë, kësaj here u mjaftua 2-0. Kalojnë më tej edhe Kastrioti, Erzeni, Skënderbeu dhe Korabi.
Ndërsa Vllaznia-Flamurtari përfundoi 1-0, por vlonjatët kishin fituar ndeshjen e parë 2-1 dhe për pasojë sfida në “Loro Boriçi” ka shkuar në shtesë.
GRUPI A
TIRANA* 2-2 VELEÇIKU
Zhivanaj 45′, 85′ / Hajdari 38′, 40′
PARTIZANI* 2-0 ORIKU
Menish 43′, Skuka 64′
VLLAZNIA* 1-0 FLAMURTARI
Juriç 41′
VORA 0-0 KASTRIOTI*
KORABI* 3-0 BESA
Beshiraj 51′, 67′, Tabaku 55′
GRUPI B
TOMORI 1-0 BURRELI
Sharavolli 56′
KUKËSI 2-0 LABËRIA
58′ Bytyçi, Agnaldo Moraesh 75′
EGNATIA 3-0 SHKUMBINI
Camaj 34′, 72′, Xhekson 81′
ERZENI 4-0 TURBINA
Thierno 35′, O. De Souza 51′, 74′, Isteri 67′
SKËNDERBEU 3-0 MALIQI
Beçka 67′, Aboubakar 73′, Peçani 80′