Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian, ndërkohë që ka siguruar se do ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin drejt integrimit evropian.
Ajo ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madh dhe përkushtim në rrugëtimin evropian.
“Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian, jam e bindur për këtë, dhe këtë po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së”.
Von der Leyen ka theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndërsa ka deklaruar se duhet të bindet Këshilli Evropian.
“Ju kam dëgjuar qartë për aspektin e liberalizimit të vizave dhe dijeni se keni një aleat dhe mua personalisht. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, e di sa e rëndësishme është kjo për ju. I keni përmbushur të gjitha standardet. Ishte vlerësim i joni që kjo të bëhet në korrik, tanimë e kemi konfirmuar se i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian. Mund të llogarisni te ne në Komision sepse ne do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj”.
Nga ana tjetër, presidentja nënvizoi se Kosova kërkon mbështetje nga të gjitha struktura e BE-së dhe është e vendosur për rrugën e saj drejt Europës.
“Ka ardhur koha që BE të marrë veprime konkrete të drejt Integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroipiane. Është parakusht për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe vizita juaj është një dëshmi për këtë. Ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së. Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë në çdo indeks demokratik, për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër. Ne radhitemi në partë në Europë dhe të dytët në botë sa i përket reformave në sundimin e ligjit”, u shpreh Osmani.