MENU
klinika

“Situata doli jashtë kontrolli!”

Vranë 34-vjeçarin, dëshmia e vëllezërve

24.10.2022 - 10:13

Dy vëllezërit Saimir dhe Landi Miri, të cilët u arrestuan nga Policia si autorë të dyshuar të vrasjes së 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, Indrit Ndoj, kanë shprehur pendesë për ngjarjen.

Në dëshminë e tyre para Policisë ata kanë thënë se nuk kanë dashur të vrisnin, por situata i doli jashtë kontrollit. Po ashtu, vëllezërit kanë treguar se në momentin që janë larguar, Ndoj ka qenë gjallë.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm.

Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale). Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Miri.

ARRESTIMET
Ndryshe nga se raportoi Policia më herët, vdekja e 34- vjeçarit, Indrit Ndoji nuk kishte ardhur si pasojë e armës së zjarrit, por nga goditja me një kaçavidë. “Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues/prerës dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34- vjeçarin dhe më pas janë larguar”, sqaroi Policia e Durrësit të shtunën kur njoftoi për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur gjatë së premtes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin