MENU
klinika

Autori u kap në Rinas

Vrasja e Maringlen Gjonajt/ Çfarë u zbulua nga ekspertiza

13.10.2022 - 10:23

Adoleshenti Mariglen Gjonaj dyshohet se është goditur me sende të forta në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Në ekspertizën mjeko-ligjore të kryer në kafkën e gjetur në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, në të cilën thuhet se nga ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar që te kafka e gjetur, ka pasur një dëmtim, që dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë me sende të forta.

Ndërkohë, autori i dyshuar, Kristjan Cenaj, ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit. Në këtë konkluzion ka dalë Prokuroria e Kurbinit deri në këtë fazë hetimesh në lidhje me këtë ngjarje, e cila u zbardh pas 7 vitesh nga zhdukja e adoleshentit nga Mamurrasi.

SI U ARRESTUA I RIU

Ndërkohë, Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht dhe u prangos në aeroportin e Rinasit, ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi kishte një dasmë te një i afërm.

Oficerët e Policisë i komunikuan urdhërarrestin e lëshuar nga Prokuroria dhe menjëherë u dërgua në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kurbin në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë, ndërsa akuza e ngritur ndaj tij është “Vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi ai mendohet ta ketë kryer krimin për t’i marrë një orë “Rolex” dhe një varëse floriri që adoleshenti i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Në dëshminë e tij para hetuesve, 30- vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me krimin, por organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në këtë krim të rëndë.

“Pas hetimit 2-vjeçar nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda është vendosur pezullimi i hetimeve, pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale dhe dosja hetimore e pezulluar i ka kaluar strukturave të specializuara të hetimit në Policinë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar së më datë 03.04.2022, në vendin e quajtur ‘Shëllinx’, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, në FushëKuqe, Kurbin, u gjetën eshtra dhe mbetje kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Marenglen Gjonaj.

Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria lokale, duke përfshirë edhe ekspertët më të mirë të Policisë, nëpërmjet marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”. Ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, dyshohet se ka vrarë të miturin 16- vjeçar Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës “Rolex” dhe varëse floriri etj., që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Ekspertët mjekoligjorë kanë dalë në përfundimin se eshtrat rezultojnë të jenë të dëmtuara me mjete të forta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN