MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Zbulohet data kur finalizohet marrëveshja mes PD dhe PL-së

26.10.2022 - 11:03

Panorama ka mësuar nga burime të sigurta se ditën e nesërme, të enjten e 27 tetorit finalizohet marrëveshja mes PD dhe Partisë së Lirisë për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Panorama mëson gjithashtu se PD dhe PL kanë vendosur dhe datën e protestës kombëtare.

Zgjedhjet lokale janë vendosur të mbahen më 14 maj 2023.

Kreu i PL, Ilir Meta pas takimit me Berishën të mërkurën në selinë blu e quajti të mbyllur marrëveshjen me ish kryeministrin dhe tha se i ka propozuar atij një emër për kryetar të këshillit bashkiak të Tiranës.

“I kam propozuar një emër Berishës për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shumë mirë. Është super politikan. Çdo ditë të hënë do të ketë mbledhje live të këshillit bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN