MENU
klinika

“Rezistencë nga krimi dhe politikaka”

Zheji për deklaratën e ambasadores Kim: Duket se SPAK është në prag dështimi

26.10.2022 - 23:03

Analisti Artur Zheji, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, komentoi mesazhin e ambasadores Yuri Kim kur tha se SPAK po kërcënohet, duke thënë se shumë shpejt do dalin në skenë dhe emrat të cilët e kanë bërë.

Ai shton se duket se SPAK është në prag të dështimit, dhe se ka shenja të një rezistence shumë të madhe nga krimi dhe politika.

“SHBA që në 2016 kanë bërë një sfidë publike me Reformën në Drejtësi, praktikisht duket sikur jemi në prag të dështimit të SPAK, ka shenja të rezistencës shumë të madhe nga krimi dhe politika.

Kërcënimet janë evidente dhe do vijë momenti që do dalin në sipërfaqe. Yuri Kim e bën me një gjuhë komunikimi shumë të drejtpërdrejte”, shprehet Artur Zheji.