MENU
klinika

Kukës

Zjarr në një godinë, digjet brenda i moshuari

28.10.2022 - 08:05

Një i moshuar ka humbur jetën pasi banesa ku ai jetonte është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të liqenit të Kukësit, ku për pasojë ndërroi jetë 82-vjeçari që jetonte në atë godine.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarri ka qenë lënia ndezur gjatë natës e sobës me dru.

Kukës/Informacion paraprak .
Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.