Është rreth 1 miliard numri i njerëzve në botë me aftësi ndryshe dhe aksesimi është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për sektorin e turizmit.
Një raport i ri ka zbuluar 10 qytetet më të aksesueshme në botë, të nominuar nga 3500 persona me aftësi ndryshe.
Ata vlerësuan qytetet bazuar në lidhjet e transportit, afërsinë e akomodimit me atraksionet, dyqanet dhe restorantet.
Sondazhi, nga Valuable 500, u krye në shtator 2022 dhe përfshiu pjesëmarrës nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kina dhe Australia.
Ja 10 vendet më të aksesueshme në botë për njerëzit me aftësi ndryshe:
Amsterdam
Las Vegas
Londër
Nju York
Orlando
Paris
Shangai
Singapor
Sidnej
Tokio