MENU
klinika

Shifra shqetësuese

191 mjekë braktisën Kosovën gjatë këtij viti

17.11.2022 - 10:44

Për shkak të kushteve jo të duhura të punës dhe pagës së ulët, nga institucionet publike shëndetësore, gjatë këtij viti janë larguar 191 mjekë, shumica jashtë vendit e disa në sektorin privat. Këto të dhëna u publikuan sot nga Oda e Mjekëve, te Komisioni Parlamentar për Shëndetësi.

Vetëm gjatë këtij viti nga SHSKUK-ja, kanë dhënë dorëheqje 191 mjekë, prej tyre 104 doktorë të mjekësisë së përgjithshme, 14 mjekë specialistë dhe 75 specializantë. Këto të dhëna janë publikuar sot nga raporti i Odës së Mjekëve i cili u paraqit para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi. E nga vitit 2018 deri më sot në tërësi numri i mjekeve që kanë lënë punën në sistemin e shëndetësi është 674.

“Rilicensimi në kardiokirurgji dhe bazuar në informata që i kemi nga mediat, nuk ka qenë komision i cili i ka plotësuar kriteret e duhura, pse ka ndodhur kjo, cili ka qenë problemi dhe cila është zgjedhja”, ka thënë Fatmire Kollçaku, kryetare e Komisionit.

“Kam reaguar dhe e kam anuluar atë komision, sepse atje është një katrahurë dhe secili është kundër tjetrit. Atje është një kaos, një luftë në mes vete e papastër”, tha Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit u interesuan edhe për kontrollin ndaj mënyrës së ndarjes së specializimeve dhe për licencimin e mjekëve të huaj në Kosovë.

Aty u kërkua që të ndryshohet draftin për kujdestarinë, sepse sipas ligjit aktual, kujdestarët paguhen vetëm 25%, ndërsa në disa klinika, që do të thotë se e tejkalojnë shumën e pagesës së lejuar me ligj, raporton televizioni publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Renditja/ Indeksi Europian i Shëndetit

Edhe Kosova mund t’i ‘rrëmbejë’ mjekët Shqipërisë