MENU
klinika

CAS urdhëron Leeds

21 mln euro faturë për një lojtar që nuk e pati

04.11.2022 - 17:17

Leeds United është urdhëruar të paguajë një faturë prej 18 milionë stërlinash pasi humbi çështjen e gjykuar në Gjykatën së Arbitrazhit Sportiv  (CAS) për transferimin e Jean-Kevin Augustin.

Sulmuesi francez iu bashkua Leeds United nga Leipzig në formë huazimi në janar 2020, po luajti në vetëm tri ndeshje përpara se të kthehej në klubin e Bundesligës.

Sidoqoftë, marrëveshja përfshinte detyrimin për ta blerë përgjithmonë për 21 milionë euro (18 milionë stërlina) nëse Leeds do të ngjitej në Premier League, objektiv që u arrit.

Leeds megjithatë pretendoi se periudha e huazimit përfundoi më 30 qershor të atij viti, përpara se të sigurohej promovimi në Premier (sezoni u shty për shkak të pandemisë).

Leipzig nuk ishte dakord me këtë qëndrim të Leeds dhe në një seancë dëgjimore në qershor 2021 FIFA mbështeti pretendimin e skuadrës së Bundesligës dhe urdhëroi klubin anglez të paguante tarifën e transferimit, me një këst të parë prej 6.7 milionë eurosh.

Leeds e apeloi vendimin, por ka humbur çështjen në CAS. Vendimi do të thotë që Leeds duhet të shpenzojë një shumë të majme për një lojtar që nuk e ka pasur kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN