Milwaukee Bucks vijon të mos njohë penegsa këtë sezon, duke mposhtur sot 115-102 Minnesota dhe marrë suksesin e tetë radhazi në NBA (ende asnjë humbje). Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 26 pikë, 14 rebound e 11 asist.
Humbja e pestë radhazi për kampionët e Golden State, që këtë herë u mundën 114- 105 nga Neë Orleans, duke konfirmuar krizën e Warriors. Mungesa e Curry e Thompson ndikoi te kjo humbje, ndërsa për vendasit u dallua Ingram me 26 pikë.
Pas dy fitoresh, ndalet ekipi i Lakers, që u mund 130-116 në fushën e tij nga Utah Jazz. Markkanen me 27 pikë e 13 rebound ishte lider për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Ëestbrook për kalifornianët.
Kevin Durant realizoi 28 pikë e 11 asist në fitoren që Brooklyn arriti ndaj Washington me shifrat 128-86, ndërsa Phoenix u ndal në sekondat e fundit nga Portland, 106-108, ndeshje ku u dallua Grant, autor i 30 pikëve