MENU
klinika

Bilanci

9 muaj luftë ‘gjunjëzojnë’ ekonominë e Ukrainës…

12.11.2022 - 14:18

Pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, zhvendosjen e miliona të tjerëve dhe pasoja ekonomike në mbarë botën.

Pra, cilat janë efektet kryesore të luftës nëntë muaj pas pushtimit:

Viktimat

Viktimat e shkatuara nga lufta deri tani kanë arritur një nivel që nuk është regjistruar në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nga 24 shkurti deri më 2 tetor, 6,114 civilë janë vrarë dhe 9,132 janë plagosur, megjithëse shifrat aktuale janë shumë më të larta, siç raportoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) më 3 tetor.

Ukraina nuk ka thënë se sa nga ushtarët e saj janë vrarë. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha më 21 shtator se 5,937 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës. Kryetari i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së vlerësoi më 9 nëntor se më shumë se 100,000 ushtarë rusë/ ukrainas kanë vdekur ose janë plagosur.

Një gjeneral amerikan Mark Miley  tha se konflikti ka zhvendosur 15 deri në 30 milionë ukrainas dhe ndoshta 40,000 civilë ukrainas kanë humbur jetën, raporton abcnews.al.

Largimi nga vendi

Që nga 24 shkurti, një e treta e ukrainasve janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, aktualisht kriza më e madhe e zhvendosjes në botë, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Ukraina ka një popullsi prej mbi 41 milion njerëz. Aktualisht janë më shumë se 7.8 milionë refugjatë nga Ukraina të regjistruar në të gjithë Europën, me numrin më të madh në Poloni, Rusi dhe Gjermani, sipas agjencisë.

Ukraina

Përveç viktimave, Ukraina ka humbur kontrollin e rreth 22 për qind të territorit të saj që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014. Ajo ka humbur një pjesë të vijës së saj bregdetare, ekonomia është në kaod dhe disa qytete janë shkatërruar nga bombardimet ruse.

Ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 45% në vitin 2022, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kostoja aktuale e dollarit për Ukrainën është e paqartë. Nuk është e qartë se sa ka shpenzuar Ukraina për armiqësitë.

Rusia

Lufta ka një çmim edhe për Rusinë, megjithëse Moska nuk e pranon këtë. Përveç kostove ushtarake, Perëndimi është përpjekur të ndëshkojë Moskën duke vendosur sanksione – tronditja më e madhe për ekonominë ruse që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991, raporton abcnews.al.

Banka qendrore e Rusisë muajin e kaluar përmirësoi parashikimin e saj të PBB-së këtë vit duke pritur një tkurrje prej 3- 3.5% nga rënia e mëparshme prej 4-6%. Në fund të prillit, ai priste që PBB-ja të tkurret me 8-10%.

Ministria e Ekonomisë së Rusisë ka shënuar një tkurrje prej 2.9% këtë vit dhe një rënie prej 0.8% në vitin 2023. Megjithatë, ndikimi në ekonominë ruse është i rëndë, dhe ende jo plotësisht i qartë.

Ajo është shkëputur nga tregjet financiare perëndimore, shumica e oligarkëve të saj janë sanksionuar.

Çmimet

Pushtimi perëndimor dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë çuar në rritje të mëdha të çmimeve të plehrave, grurit, metaleve dhe energjisë, duke nxitur krizën ushqimore dhe inflacionin që ka përfshirë ekonominë globale.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite dhe eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror, grurit, plehrave azotike dhe paladiumit.

Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, çmimet ndërkombëtare të naftës arritën nivelet më të larta që nga viti 2008. Përpjekjet për të kufizuar varësinë nga nafta, gazi dhe produktet e naftës ruse apo edhe për të vendosur një tavan në çmimet e tyre  kanë përkeqësuar atë që është tashmë kriza më e keqe energjetike që nga embargoja e naftës në vitet 1970.

Armët perëndimore

SHBA-ja ka dhënë mbi 18.2 miliardë dollarë në ndihmë për Ukrainën që nga 24 shkurti, duke përfshirë sistemet kundërajrore, sistemet Javelin, obuset si dhe pajisjet mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, raporton abcnews.al.

Ndihma totale ushtarake, ekonomike dhe humanitare që vendet nga e gjithë bota i kanë premtuar Ukrainës deri më 3 tetor është rreth 52 miliardë euro, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore.

Rusia pohon se furnizimet e armëve të sofistikuara nga Perëndimi në Ukrainë e gjejnë rrugën drejt tregut “të zi” dhe më pas bien në duart e grupeve ekstremiste dhe kriminale në Lindjen e Mesme, Afrikën Qendrore dhe Azinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrja Ibrahimaj për "Zërin e Amerikës"

“FMN parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike”