MENU
klinika

"Çdo gjë do kohën e saj"

A do të marrë mandatin? Ori Nebiaj ende pa vendim

09.11.2022 - 21:45

Moderatorja Ori Nebiaj, ka reaguar për herë të parë, nëse do të jetë zëvendësuesja e Grida Dumës si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së kësaj të fundit.

Nëpërmjet një postimin në Instagram, ajo shprehet se çështja e mandatit të deputetes është rikthyer në vëmendje, por asaj i duhet kohë për të peshuar zgjedhjet. Ajo shprehet se në momentin e parë që u përfshi në politikë, pati kohën e duhur për t’u angazhuar në fushatë me gjithë zemër, e jo vetëm për të mbështetur forcën e saj politike.

Ajo shton se do duhet të marrë parasysh besimin që i kanë dhënë njerëzit që e besuan, por dhe kontratën e lidhur me punën e saj. Mandati i lënë nga Duma i kalon Nebiajt, pasi kjo e fundit në zgjedhjet parlamentare të 2021 siguroi 5606 vota preferenciale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja shuan kuriozitetin e ndjekësve

Ori Nebijaj largohet përfundimisht nga televizioni?

Zgjedhjet në FRPD/ Grupi i punës deklaratë pas takimit me Bashën

Nebiaj: Forumi rinor ka një kryetar dhe kryesi ilegjitime!