MENU
klinika

Prej një viti të ndarë

Aflio habit me veprimin e fundit ndaj Fatmës (Foto)

21.11.2022 - 12:22

“Iconstyle.al” raportoi pak kohë më parë ekskluzivisht se Alfio Rotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Nuk vonoi shumë dhe vetë Alfio doli me një deklaratë në Instagram ku konfirmoi atë që ne raportuam.

Mirëpo duket se kjo ndarje nuk ka qenë fare e papritur për to dhe dyshja po vazhdojnë normalisht jetën e tyre.

Ndërsa lajmi mbi ndarjen e tyre mori dhenë, Fatma shijoi disa ditë pushimi në Zvicër. Pas saj edhe Alfio së fundmi udhëtoi drejt Dubait ku u pa në shoqërinë e një biondje misterioze.

Ndonëse për ndarjen nuk kemi asnjë reagim nga Fatma, për udhëtimin e kuzhinierit në Dubai ajo duket se nuk e ka kursyer një thumb.

Moderatorja ka postuar një foto në Instastoryn e saj ku duket një filxhan kafeje. Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme. Çfarë bëri zhurmë ishte shkrimi: “Të të bëj like zemër”-shkruhej në kafen e Fatmës.

Mirëpo, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, duket se ish-çifti i ruan ende raportet e mira.

Së fundmi, moderatorja ka postuar në Instagramin e saj një video të bukur të djalit dhe vëmendjen më të madhe e ka tërhequr komenti i Alfios. Ai ka komentuar disa emoji duke qeshur dhe një zemër blu.

Alfio dhe Fatma janë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.

Kujtojmë që në postimin ku njoftoi ndarjen Alfio shkruante se e ndjente detyrim që ta sqaronte këtë gjë për ndjekësit dhe miqtë e tij, ndërsa pohoi se ai dhe Fatma i kishin dhënë fund martesës.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më bashkë nga pothuajse një vit. Motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë”- shkruante ai duke mos dhënë detaje rreth arsyes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN