MENU
klinika

“Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë”

Alarmi i ish-zëvendës komandantit të Forcave Detare

17.11.2022 - 19:04

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari ka ngritur alarmin, duke thënë se prej 10 ditësh shteti grek është duke kërkuar për hidrokarbure në detin Jon në pjesën e territorit shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meçollari shkruan se Greqia po dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental.

“Prej dhjetë ditësh asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë dhe Ministrinë pëe Europën dhe Punët e Jashme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental. Shqipëria është palë në UNCLOS 1982 nga viti 2003 dhe Greqia nga viti 1995”, thuhet ne reagimin e Mecollarit.

Postimi i plotë
17 nëntor 2022 – Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental

Sot rimorkiatori “Vernicos Sifnos”, i kontraktuar nga Qeveria e Greqisë , kreu studime për hidrikarbure 0,5 milje në veri të vijës hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për shkak të metodologjisë së ndërtimit dhe gjeografisë së dy shteteve, një vijë kufizuese e drejtë dhe e ndershme e shelfit kontinental midis dy shteteve, do të jetë në jug të vijës hipotetike me distance të barabarta, siç ishte ajo e vitit 2009. Pra hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë. Anije studimore “Ramform Hyperion” dhe rimorkiator “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon (Blloku 1), duke përfshirë edhe zonën e pakufizuar (të kontestuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por sot njëra prej tyre hyri në shelfin kontinental të Shqipërisë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve anije studimore “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator “Thoë Omega” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë, gjithmonë në jug të vijës hipotetike kufizuese me distanca të barabarta. Edhe studimi në zonën e kontestuar, pa marrëveshje përbën cënim të të drejtave sovrane të shtetit bregdetar.

Prej dhjetë ditësh asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë dhe Ministrinë pëe Europën dhe Punët e Jashme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental. Shqipëria është palë në UNCLOS 1982 nga viti 2003 dhe Greqia nga viti 1995.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedimet e ndërprera me Greqinë për kufijtë detarë

Pse qeverisë do t’i duhet të rikompozojë grupin negociator?

Deti në Hagë/ Nga Ish zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari

Gjykata do marrë një nga këto tre vendime të mundshme (dhe faktorët që do ndikojnë)