MENU
klinika

Buxheti për vitin 2023 dhe porti i Durrësit

Alibeaj: Gosti për miq e klientë nga kryeministri gojëndyrë, fali një copë të atdheut

10.11.2022 - 19:11

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me portin e Durrësit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Alibeaj tha se kryeministri Rama “shhurr gjuhën” vetëm atëhere kur është i zhytur në aferat që e mbajnë peng.

Ai thotë se buxheti për vitin 2023 shkoi si gosti për miqtë dhe klientët e kryeministrit, ndërsa shqiptarëve u la “peshqesh veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi”.

“Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarke vërdallë!

Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi.

Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë”, shkruan Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kush mban përgjegjësi për abuzimin me fonde publike"

Buxheti 2023, Tabaku: Borxhi i fshehur është 1 mld euro