02.11.2022 - 17:49
Pas dështimit të negociatave të bashkimit në PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot Kryesinë. Sipas News24, mbledhja do të zhvillohet sot në orën 18:00.
Mësohet se në mbledhje pritet të diskutohen çështjet që lidhen pikërisht me negociatat brenda PD-së për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore.
Nga ana tjetër nuk dihet nëse do të plotësohet kuorumi, pasi duhet të jenë 18 demokratë që kjo mbledhje të jetë edhe vendimmarrëse.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Grupi i Alibeajt del me qëndrimin zyrtar