MENU
klinika

Alibeaj sulmon Berishën dhe grupin e tij: Nuk është mirë të bësh zhurmë dhe jashtë të ndash afera

17.11.2022 - 13:51

Enkelejd Alibeaj deputeti i grupit të përçarësve të PD, ka akuzuar kolegët e tij të PD-së për pazare  dhe afera.

Sipas tij, opozita bëhet e ndjerë, nuk bëhet hipokrite dhe nuk është mirë të vish të bësh zhurmë dhe jashtë kësaj seanca të ndash klientë, afera.

 “Opozita bëhet e ndjerë, nuk bëhet hipokrite. Nuk është të vish të bësh zhurmë dhe jashtë kësaj seanca të ndash klientë, afera. Ne këtu e kemi detyrim historik ndaj shqiptarëve që ta bëjmë opozitën e ndershme. E di që dara e 32 viteve vazhdon dhe ne do të dëgjojmë sharje e baltë por e kemi detyrim ta durojmë. Pazarxhinj ne?  Është sakrificë e madhe t’i dalësh përballë 32-viteve  pazare të fëlliqura. Jemi në fund, jemi ende në ‘Shqipërinë e duam si Evropa’ pikërisht prej këtyre që dëgjojmë këtu.

Ne jemi këtu me përulësi, pa bërë pazare. Kush bën pazare? Ata që votojnë hapjen e dosjeve? Ata që denoncojnë Portin e Durrësit? Ou, pazarxhinj ne? Që ngritëm komisionin për inceneratorët që disa nga ne nuk e votuan. Zhurmë! Në fakt ne jemi këtu tu themi të vërtetën shqiptarëve me përulësi.

Unë e kam për nder për të përfaqësuar shqiptarët. Secili prej këtyre deputetëve që përfaqësoj e kam për nder sepse përfaqësojnë nderin dhe ndershmërinë.  Shoqëria kërkon një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal 32-vjeçar”, tha Alibeaj.