MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Alimehmeti: Si më lindi idea për të kandiduar për Tiranën

02.11.2022 - 22:47

Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se pati një frymë dhe shtysë nga ana e qytetarëve, që ai të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Alimehmeti u shpreh se ndjen dhimbje për Tiranën, për mënyrën se si është abuzuar me kryeqytetin.

“Sa kohë u desh të vinte ndjenja, sepse në fund, unë nuk besoj se jam i vetmi që kam këtë ndjenjë, një ndjenjë e fortë dhimbjeje për Tiranën, për komunitetin, për atë që po humbim përditë. Po ta kthesh në një dhmnbshuri konstruktive për të ngritur diçka më tej, kjo mund të bëhet.

Këtu pati edhe një ngritje vale, kërkese, shtyse, nga shoqëri civile, nga persona të ndryshëm. Ju e patë se si u prit 1 muaj më parë, disa lajme që përhapen portalet e bashkisë dhe kjo ngriti frymë dhe pritshmëri në njerëz”, theksoi ai.