Qeveria Kurti është aq ireale, halucinante, arrogante dhe e paditur, sa që Shtëpia e Bardhë ka filluar të dyshojë se krejt shqiptarët janë çmendur.
Amerika dhe Brukseli janë duke hulumtuar mundësinë e zbulimit të ndonjë shqiptari që ende nuk ka fluturuar,
që ia di hallin vetes,
që është i vetëdijshëm se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, që e vetmja shpresë e shqiptarëve është largimi nga ky ferr,
…që e di se Kosova nuk mund t’i ruaj kufijtë e saj, që nuk është në gjendje ta ngijë popullin bukë,
që ka probleme banale, probleme primitive të një shoqërie të paemancipuar.
Nga një njeri normal, për studim, është duke i kërkuar në LDK dhe PDK.
Ka gjasa që i ka gjetur: Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin, njerëz normal, të tokës, që së paku nuk kanë probleme me iluzione, me orientim dhe me vetëndodhje, si qeveria Kurti.
Nuk është problemi që Kosova e ka qeverinë e dështuar, problemi është se Kosova e ka qeverinë abnormale.
Qeveria abnormale e Albin Kurtit konkuron me raketa, me bomba atomike e me superfuqi botërore.
Janë aq të çmendur sa që para Polonisë e dinë kush i ka gjuajtur raketat në një fshat të Polonisë.
Janë halucinantë dhe të lajthitur, që jetojnë në sfera tjera.
Nuk kanë shkalluar për inat tonin, kuptohet, por Kosova sherri i tyre po duket ‘budallaqe’!
P.S. Presidendja veç hijen e ka këtej, përndryshe, me fiqir është komplet në një tjetër dimension: me mision historik, me fuqi mbinatyore, me identitet mbinjerëzor….veç shtëpinë luksoze e ka në tokë.
Sikurse bashkëvuajtësi i saj i preferuar, Presidentja vuan nga iluzioni i madhështisë.
Veç çka s’e ka vnu edhe ‘kralicën’ n’kry!