21.11.2022 - 17:14
Anglia e nis me marshin e gjashtë Botërorin 2022, duke fituar thellë 6-2 ndaj Iranit në ndeshjen e parë të Grupit B. Të besuarit e Southagate shënuan 3 gola në harkun kohor të 10 minuta, duke nisur nga minuta e 35-të deri në të 45-ën.
Në pjesën e dytë anglezët shënojnë edhe tre gola të tjerë. Autorët e golave ishin: Bellingham, dy herë Saka, Sterling, Rashford dhe Grealish. Golat e nderit për Iranin u shënuan nga Taremi. Në orën 20:00 luhet sfida tjetër e këtij grupi SHBA-Uells.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ta ardhurat sipas FIFA-s