MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi B

Anglia vuan ndaj SHBA-së, paqe mes tyre

25.11.2022 - 23:01

Pas goleadës kundër Iranit, Anglia është ndalur në një barazim pa gola kundër SHBA-së. Një pikë që nuk duket keq për britanikët, edhe pse pritej më shumë. Ndërsa amerikanët regjistrojnë barazimin e dytë dhe tani u duhet të mposhtin Iranin për të avancuar më tej.

Në fillim ishin anglezët që rrezikojnë me kapitenin Harry Kane që ndalet në momentet e fundit dhe topi nuk shkon drejt portës. Të besuarit e Southgate u duk sikur nga momenti në moment do të shënonin, por me kalimin e minutave amerikanët zgjohen dhe krijojnë disa mundësi.

Për të ardhur në minutën e 33-të, kur Pulisic trondit traversën. Sërish janë amerikanët që në fundin e pjesës së parë dalin mirë para me Dest, por mungon finalizimi. Fraksioni mbyllet me një aksion të rrezikshëm të Sterling.

Edhe në pjesën e dytë janë amerikanët që rrezikojnë më shumë, McKennie dhe Pulisic janë dy lojtarët me rrezikun konstant. Në mesin e fraksionit të dytë janë tre goditje nga këndi SHBA, por që nuk sjellin gol.

Më pas bie disi ritmi i lojës, kjo edhe për shkak të zëvendësimeve nga të dy krahët, por edhe me skuadrat që mbrohen më kujdesshëm dhe dalin para me sulme graduale. Anglia tenton më shumë në fundin e takimit, por gjen shënjestrën. Mbyllet pa gola, e pesta ndeshje këtë Botëror me këtë rezultat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN