MENU
klinika

"Rëndësi ka pjesëmarrja"

Anxhela Peristeri ka një koment për performancën e Ronela Hajatit

20.11.2022 - 11:54

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila ka përfaqësuar vitin e kaluar Shqipërinë në Eurovision, ka folur së fundmi edhe mbi performancën e Ronela Hajatit në festivalin europian.

Teksa ishte e ftuar në “Rtv Ora”, ajo tha se kënga kiste potencial për një festival të tillë, u dëgjua dhe vazhdon të dëgjohet shumë edhe pse në atë kohë u diskutua dhe u debatua mjaft nga publiku shqiptar.

“Unë kam qenë pjestare e jurisë në Festivalin e RTSH-së atë vit, kështu që me një vendim unanim ne vendosëm që Ronelën ta dërgojmë në Eurovision. Mendoj që kënga e saj ka patur mjaft potencial për një festival të tillë pasi unë që kam qenë vetë, e di se ҫfarë pëlqejnë fansat në Eurovision dhe sigurisht që i përmbushi të gjitha kriteret. Pastaj se si u diskutua dhe debatua këtu se kanë një problem shqiptarët. Sa kalon në finale, thonë: O sa mirë kaloi në Finale. Pastaj thonë: Hë mo se nuk doli në 10-shen. Po doli në 10-she, thonë se nuk doli në 3-she. Po doli në 3-she thonë, s’fitoi kjo ja mori tjetri. Këtu është një problem i tillë gjithmonë. Kot të flasësh për këtë pjesë. Rëndësi për mendimin tim gjithmonë ka pjesëmarrja. Unë jam një këngëtare që kam fituar shumë ҫmime dhe kam shumë kupa në shtëpi. Është kënaqësi e madhe kur e merr, por kjo zgjat 3 ditë. E rëndësishme është sa mbetet kënga tek publiku. Kënga e Ronelës u dëgjua shumë, vazhdon të bëjë namin në koncerte e kudo ajo shkon. Kjo është e rëndësishme”– u shpreh Anxhela Peristeri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga drama Bora-Donald tek humbja e Hueydës

Ngjarjet më të bujshme të showbizz-it shqiptar në 2021