MENU
klinika

U lirua me arrest shtëpie

Apeli i Posaçëm kthen në burg Alqi Bllakon

09.11.2022 - 10:30

Pas disa javësh në arrest shtëpie, ish-deputeti Alqi Bllako do të kthehet në burg.

Disa ditë më parë, me dyshimin se Bllako mund të ndikojë në marrjen e provave dhe te persona të tjerë, SPAK kundërshtoi në Gjykatën e Apelit të Posaçëm lirimin e tij. Në kërkesën e apelimit të SPAK, përmendej gjithashtu rreziku se Bllako mund t’i largohet drejtësisë dhe t’i shmangej një dënimi të mundshëm.

Si ish-zyrtar qe përfaqësonte nivelin më të lartë të nëpunësit civil në Ministrinë e Mjedisit, Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi SPAK këmbëngul se ai jo vetëm u implikua gjatë procedurave për inceneratorin e Fierit, por dhe firmosi shkresa që tjetërsuan truallin në të cilin do ndërtohej inceneratiori.

Gjithashtu, i ati u punësua si drejtor i këtij kantieri që SPAK e konsideron një formë korrupsioni të sofistikuar.

Ish-deputeti Bllako është vendosur njëherazi dhe nën hetim pasuror ashtu sikurse ish eprori i tij Lefter Koka, që pret në paraburgim mbylljen e hetimeve, megjithëse ka dorëzuar disa shkresa për të lënë qelinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


GJKKO e liroi se do kujdesej për 3 fëmijët e mitur

SPAK ankimon vendimin për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako