MENU
klinika

Ja kush ikën këtë javë

Ardit Çuni “parashikon” finalen e “DWTS”

24.11.2022 - 11:44

Ardit Çuni ka “parashikuar” largimet që do të ndodhin në javët në vazhdim në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”, ku konkurrent është edhe ai vetë.

I ftuar në “Goca dhe Gra”, këngëtari foli me emra për konkurentët që do të lënë garën duke nisur nga kjo e premte.

“Mendoj që këtë javë rrezikon Arbri, javën tjetër Salsano, do isha midis Megit dhe Julkës dhe pastaj i bie që po shkojmë drejt finales. Nëse e kam të saktë renditjen mendoj që jemi në këto ujëra,”-u shpreh Arditi.

E sigurisht tek ato që do të largohen, mungon emri i tij pasi këngëtari që tani e konisderon veten fitues të spektaklit. Edhe gjatë intervistës ai u shpreh i sigurt se do të jetë ai fituesi i “Dancing With The Stars”.

“Unë s‘kam ardhur që të shoh muret,”-shtoi Arditi.

Çuni vlerësoi Elhaida Danin si konkurrenten më të fortë, e cila sipas tij do të dalë në finale përballë tij.

“Mendoj që gara e fortë është midis meje dhe Elhaidës edhe nga rezultatet midis ne të dyve, unë e vlerësoj shumë disiplinën e Elhaidës, por unë them një gjë tjetër, që unë bëj në skenë,”-përfundoi Arditi.

Këngëtari u shpreh se edhe juria duhet të niste të diferenconte çiftet më të mira, ku sigurisht ai dhe partnerja e tij Jora kryesonin listën.