MENU
klinika

Polonia asnjëherë

Argjentina thyen rekordin e “offside”

30.11.2022 - 14:33

Pas humbjes historike ndaj Arabisë Saudite, Argjentina është e detyruar të fitojë për turin tjetër në ndeshjen kundër Polonisë, pasi barazimi mund të mos mjaftojë.

Kombëtarja Albiceleste ka një repart të madh sulmues, por duket se nuk ka gjetur ende kuadratin e duhur për sulme të thella. 12 pozicione jashtë loje në dy ndeshje, 10 të tilla në ndeshjen kundër Arabisë me tre gola të anuluar.

Mesatarja në kualifikimet për Kupën e Botës ishte 1.4, në Katar është 6. Diçka nuk shkon dhe Lautaro Martinez e dëshmon këtë: në dy ndeshje, katër pozicione jashtë loje, mesatarisht 2 për ndeshje dhe padyshim më e lartë se 0.6 e Serie A.

Nga ana tjetër, Polonia nuk ka shënuar asnjë pozicion jashtë loje, pavarësisht se në fushë ka dy sulmues të nivelit të lartë si Lewandowski dhe Milik, dhe ndaj Meksikës luajti me një mbrojtje shumë të lartë, duke dërguar tre herë kundërshtarët jashtë loje.

Natyrisht, ndeshja nuk humbet apo fitohet nga statistikat e pozicionit jashtë loje, por tregon se mbrojtësit argjentinas duhet të kenë kujdes, sepse sulmuesit polakë pozicionohen mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”