MENU
klinika

"SPAK ka fjetur dy vite..."

Arrestimet për inceneratorin e Fierit/ Gazetarja: Janë vetëm peshqit e vegjël

16.11.2022 - 22:46

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimet e sotme për përfshirjen në aferën e inceneratorëve, më konkretisht për impiantin e Fierit.

E ftuar në emisionin “Open”, Lala ka deklaruar se ata që u arrestuan sot janë vetëm “peshqit e vegjël” dhe jo kupola drejtuese.

Sipas gazetares, edhe në impiantin e Fierit është përdorur e njëjta skemë mashtrimi si me inceneratorët e Elbasanit dhe Tiranës, që tregon se edhe përgjegjësit janë të njëjtat kompani.

“Janë disa zbatues të një projekti të madh. Kompani që blinin oriz ndërsa ishin kontraktuar nga nën kontraktorët.

Klodian Zoto është në kërkim për inceneraorin e Fierit dhe Elbasanit, ka përfituar duke marrë para për bileta avioni duke udhëtuar jashtë vendim, pagesa për hotele.

Në thelb janë struktura të njëjta. Të njëjtat kompani në Elbasan Fier e Tiranë. Nëse marrim një grup të strukturuar ka hierarki, tek inceneratorët jemi vetëm tek ndihmësit e nuk kemi shkuar tek kupola. Jam kurioze si nuk janë gjetur deri tani ata që janë në kërkim. Duhet të ishte hetuar nga të njejtë njerëz. SPAK ka fjetur për 2 vite e gjysmë dhe cironkat e historsë e kanë parë të arsyeshme të largohen.”, tha Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN